Mbyllet pika kufitare e Kosovës me Malin e Zi, shkaku i temperaturave

Java e parë e muajit shkurt ka filluar me temperatura tejet të ulëta. Përpos borës e cila po bie në intervale thuajse të vazhdueshme, temperaturat tejet të ulëta kanë shkaktuar edhe ngrirje në vende të ndryshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se rruga e cila lidh Kosovën me Malin e…

Lajme

05/02/2023 18:54

Java e parë e muajit shkurt ka filluar me temperatura tejet të ulëta.

Përpos borës e cila po bie në intervale thuajse të vazhdueshme, temperaturat tejet të ulëta kanë shkaktuar edhe ngrirje në vende të ndryshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur se rruga e cila lidh Kosovën me Malin e Zi, saktësisht pika e kalimit kufitar në Kullë është e mbyllur.

Mbyllja e kësaj rruge parashihet të jetë bërë për shkak të pakalueshmërisë, apo mospërshtatjes së qarkullimit probleme këto të shkaktuara si shkak i motit të keq.

Ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk është paralajmëruar se ka ndonjë mbyllje./Lajmi.net/