Rrufeja vret 13 fshatarë në Indi
Si njoftojnë mediat lokale, rrufeja në Bengalin Perëndimor ka vrarë 13 fshatarë, kurse edhe 20 të tjerë kanë marrë plagë.
Bota
Si transmeton agjencia amerikanee lajmeve AP, fatkeqësia ka ndodhur në shtetin federal Bengali Perëndimor të Indisë.
Gjatë kohës së keqe që ka goditur lindjen e Indisë, ka vdekur edhe një grua 31-vjeçare, kur rrufeja ka goditur një pemë në rrugë dhe pema masive ka rënë mbi të derisa po transportohej me riksha (mjet transportues që tërhiqet nga njeriu), deklaroi një zyrtar lokal, i cili deshi të mbetet anonim.