Rrufeja godet babanë me dy fëmijët

Një baba dhe dy fëmijët e tij janë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ata u goditën nga rrufeja ndërsa dilnin nga shkolla.

Bota

07/06/2016 17:21

Ngjarja ka ndodhur në Irlandë. Shërbimi i Ambulancës tha se dy fëmijët e tij, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në spitalin Belfast Royal, ku po trajtohen për lëndimet që iu shkaktuan nga djegia, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk janë zbuluar detajet për gjendjen e tyre aktuale.