Rrufeja godet aeroportin, një i lënduar në Stamboll
Aeroporti i Stambollit “Ataturk” është goditur nga rrufeja, dhe si rezultat një person ka mbetur i lënduar.
Bota
Për shkak të reshjeve të pandalshme të shiut që kanë kapluar Stambollin, punonjësit e aeroportit kanë marrë masa, dhe menjëherë është ndërruar pista e aterrimeve dhe ngritjeve të aeroplanëve.
Gjatë këtij procesi, dy punonjësit e aeroportit, të cilët ishin nën përkujdesjen e aeroplanit të “Asiana” dhe aeroplanëve që fluturonin në drejtim të Arabisë Saudite, janë goditur nga rrufeja, raportojnë mediet turke.
Kadir Fidanci dhe Emre Karadeniz, janë emrat e dy punonjësve, teksa ky i fundit mbeti i lënduar. Karadeniz, pasi që ka marrë trajtimin mjekësor, është shprehur se është me fat që ishte i pajisur, me të gjitha pajisjet e nevojshme për gjendje të tilla, dhe se e ka ndjerë rrufenë teksa i kalonte, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, gjendja e tij raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.