Rrufeja godet aeroplanin e Spanjës

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në vendlindje nga aventura e dështuar në Kampionatin botëror. Por, udhëtimi prapa nuk ka qenë i lehtë, aeroplani u godit nga rrufeja.

Sport

24/06/2014 14:14

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në vendlindje nga Brazili, ku zhvilluan një aventurë dëshpëruese në Kampionatin botëror.

Skuadra kampione në fuqi u eliminua në fazën e grupeve pas humbjeve nga Holanda dhe Kili, edhe pse e mbyllën aventurën me fitoren e parëndësishme 3:0 ndaj Australisë.

Ekipi i selektorit Vicente del Bosque nuk kaloi një garë të këndshme, por as rrugëtimi për në vendlindje nuk ishte i tillë. Pak para zbritjes në aeroport, aeroplani me të cilin po udhëtonte Spanja u godit nga rrufeja.

Mirëpo, për fatin e tyre të mirë kjo nuk e pengoi pilotin që të bëjë aterimin e duhur dhe futbollistët pa telashe dolën një nga një nga aeroplani.