Rrudhani: Objektivi është kualifikimi në Evropian

Donat Rrudhani së fundmi ka komentuar në lidhje me ndeshjet e muajit mars. Kosova nisë rrugëtimin drejt ndeshjeve para kualifikuese në Izrael të shtunën, pasi përballen në ndeshjen e parë ndaj tyre, nga ora 18:00. Më pas ‘Dardanët’ presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Andorra, për ndeshjen e dytë të këtij muaji. Përpara dy ndeshjeve…

Sport

22/03/2023 19:12

Donat Rrudhani së fundmi ka komentuar në lidhje me ndeshjet e muajit mars.

Kosova nisë rrugëtimin drejt ndeshjeve para kualifikuese në Izrael të shtunën, pasi përballen në ndeshjen e parë ndaj tyre, nga ora 18:00.

Më pas ‘Dardanët’ presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Andorra, për ndeshjen e dytë të këtij muaji.

Përpara dy ndeshjeve të këtij muaji ka folur edhe ylli i Kosovës, Donat Rrudhani.

Ai tha që objektivi kryesor është kualifikimi në Evropian dhe shprehu kënaqësi për atmosferën që po mbretëron në kampion e lojtarëve.

“Atmosfera është fantastike. Ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Sot punuam më intensivisht, por gjithçka shkoi mirë. Jemi duke punuar me përkushtim dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Objektivi i kualifikimit në Evropian? Po, kjo është e qartë. Të gjithë kemi besim dhe dëshirë për ta arritur këtë gjë. Besoj se do të kualifikohemi, por kjo gjë arrihet vetëm me punë dhe për këtë arsye jemi duke punuar çdo ditë. Të gjithë jemi në top-formë dhe besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku. Izraeli? Është një kundërshtar relativisht i fortë, por besoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv”, ishin fjalët e tij për faqen zyrtare të FFK-së./Lajmi.net/