Rrudhani flet para ndeshjeve miqësore të Kosovës: Janë të rëndësishme, duhet t’u qasemi me shumë seriozitet
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve. Ylli dardan, Donat Rrudhani, theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues të Botërorit. “E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u…

Sport
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve.
Ylli dardan, Donat Rrudhani, theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues të Botërorit.
“E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, tha ai.
Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me të dyja ndeshjet që nisin në orën 19:00.
Këto sfida do të shërbejnë si test i rëndësishëm për Dardanët, në prag të nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.