Rron Gjinovci “shkrihet” me intervistën e Kurtit në CNN: Kryevepër
Aktivisti siç ka qejf ta quajnë, Rron Gjinovci, ka komentuar intervistën e kryeministrit Kurti në CNN. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Gjinovci ka thënë se kjo paraqitje përbën një kryevepër, përcjell lajmi.net. Më pas, veçoi deklaratën e Kurtit mbi atë se nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste. Por, duhet…

Lajme
Aktivisti siç ka qejf ta quajnë, Rron Gjinovci, ka komentuar intervistën e kryeministrit Kurti në CNN.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Gjinovci ka thënë se kjo paraqitje përbën një kryevepër, përcjell lajmi.net.
Më pas, veçoi deklaratën e Kurtit mbi atë se nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste.
Por, duhet thënë gjithsesi që aktivisti nuk e përmendi fare kritikën e shumëkritikuar të shefit të qeverisë ndaj Antony Blinken. Kujtojmë, i pari i ekzekutivit kosovar e apostrofoi paraqitjen mediale të njeriut të dytë të Administratës Biden si naive.
“E ngova Kryeministrin në CNN. Kryevepër “Unë po bashkëpunoj ngushtë me ShBA-të dhe BE-në, që janë miq, aleatë dhe partnerë të pazëvendësueshëm, por unë nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste”, ka shkruar ai.
E ngova Kryeministrin në CNN. Kryevepër 👌
“Unë po bashkëpunoj ngushtë me ShBA-të dhe BE-në, që janë miq, aleatë dhe partnerë të pazëvendësueshëm, por unë nuk mund t’ia dorëzoj një republikë demokratike një milicie fashiste”
— Rron Gjinovci (@rronigj) May 30, 2023