Rrjeti i Grave të Kosovës reagon ndaj gjuhës së Tomë Gashit ndaj Melihate Tërmkollit
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës që avokati Tomë Gashi ka përdorur ndaj ish deputetes, Melihate Tërmkolli.
Lajme
Tensionet në debate televizive janë bërë përditshmëri.
Por të shpeshta janë momentet kur këto debate degradojnë në gjuhë fyeses mes panelistëve.
Diçka e tillë ndodhi të enjten në mbrëmje në Televizionin Publik të Kosovës..
Kjo gjuhë e përdorur nga avokati Tomë Gashi ndaj ish deputetes së Kuvendit të Kosovës është kritikuar nga “Rrjeti i Grave të Kosovës”.
Sipas saj arsyeja pse këto ofendime ndodhin është sepse burrat ende nuk e kanë pranuar përfshirjen e grave në politikë.
E fjalosje të tilla me një gjuhë aspak të tolerueshme mes figurave publike ka pasur edhe më herët në debatet televizione.
Ndërkaq profesoresha në Universitetin e Prishtinës për Marrëdhënie me Publikun, Remzie Shahini Hoxhaj thotë se përgjegjësia e konflikteve të tilla bie mbi mediat.
Hoxhaj shton se çasja e tillë në televizione duhet të jetë e dënueshme.
Ndërkaq T7 ka provuar të kontaktojë avokatin Tomë Gashi për të marrur sqarime rreth kësaj çështjeje, por i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet.