Rritje rekord e rasteve me COVID-19 në SHBA, gati 1.000 vdekje për një ditë

SHBA ka regjistruar shifra rekorde me COVID-19.

Bota

30/10/2020 21:27

Shtetet e Bashkuara vendosën një tjetër rekord me COVID-19 me më shumë se 90,000 raste të reja të raportuara në një ditë të vetme, raporton NBC News, transmeton lajmi.net.

Shifrat e fundit flasin për deri në 1.000 të vdekur në ditë, ndërkohë që vemendja e vendit është përqendruar tek zgjedhjet presidenciale të së martës.

Shifra e re prej 90,456 rastesh u shënua vetëm disa orë pasi SHBA regjistroi rastin e saj të 9 miliontë të koronavirusit dhe theu rekordin e mëparshëm ditor të 80,662 infeksioneve, të vendosur një ditë më parë.

Gjithashtu, 540,035 raste të reja me COVID-19 janë raportuara nga e premtja e kaluar, 23 tetor, deri të enjten ishte më e madhja për çdo periudhë shtatë-ditore që nga korriku, treguan shifrat.

Dhe me Ditën e Zgjedhjeve vetëm disa ditë larg, numrat e zymtë qëndronin në kontrast të fortë me pretendimin e përsëritur të presidentit Donald Trump se “ne po rrumbullakojmë kthesën” në pandemi. /Lajmi.net/