Rritje e rasteve me COVID-19: Mbyllet Finlanda

Finlanda ka vendosur të hyjë në bllokim tre javor nga 8 marsi në parandalim të rritjes së infeksioneve me COVID-19.

Bota

25/02/2021 09:18

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin tha se vendi do të hynte në një bllokim tre javor që fillon në 8 mars në përgjigje të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Bllokimi nuk do të përfshijë një shtetrrethim por do të përfshijë mbylljen e restoranteve dhe urdhërimin e nxënësve të shkollave që janë 13 vjeç ose më të vjetër të kalojnë në mësimin në distancë, tha qeveria. /Lajmi.net/