Rritje e ndjeshme e temperaturave gjatë javës që po vjen, mot më i ngrohte se ai i javës që po lëmë pas
Gjatë javës së ardhshme, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke sjellë një mot më të ngrohtë në krahasim me javën që lamë pas. Në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht…
Lajme
Gjatë javës së ardhshme, pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke sjellë një mot më të ngrohtë në krahasim me javën që lamë pas. Në orët e mëngjesit, do të ketë kushte për mjegull në shumë zona, veçanërisht në ultësira dhe vise urbane, gjë që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit.
Cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët,( përveç ditës së mërkurë, ku parashihen riga shiu dhe qarkullim i mire i ajrit) duke u ndikuar nga qëndrimi i grimcave të ndotjes në atmosferë për shkak të kushteve të qeta meteorologjike. Për këtë arsye, rekomandohet që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në zonat urbane.
E Hënë, 27 Janar 2025 Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 12°C deri në 15°C . Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi.
E Martë, 28 Janar 2025 Moti mbetet kryesisht i ngjashëm me ditën e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 13°C deri në 16°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
E Mërkurë, 29Janar 2025 Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet 3°C dhe 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9°C deri në 11°C. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E Enjte, 30 Janar 2025 Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.
E Premte, 31 Janar 2025 Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-2 m/s.