Rritja më e madhe: India regjistron afro 30 mijë raste të reja me COVID-19

India ka regjistruar afro 30 mijë raste të reja me COVID-19.

Bota

15/07/2020 11:41

India regjistroi 29,429 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara, tha ministria e shëndetësisë të mërkurën – rritja më e lartë një ditore në rastet deri më tani, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ministria regjistroi gjithashtu 582 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin.

Kjo sjell totalin e vendit në të paktën 936,181 raste dhe 24309 vdekje.

Nga këto infeksione totale, gati 600,000 njerëz janë shëruar, transmeton lajmi.net.

Mbi 12 milionë teste janë kryer deri më tani, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore. /Lajmi.net/