Rritja e rasteve me Covid-19, Zemajt tregon a do të ketë masa të reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konferencë për media ka kërkuar sërish respektimin e masave nga ana e qytetarëve, pas shtimit të rasteve të reja më Covid-19.

Lajme

22/10/2020 10:20

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër COVID 19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave. E përsëris se duhet të zbatoni masat, ta ruajmë shëndetin, mbani maskat, mbani distancën, mbani higjienën, dhe kështu e luftojmë pandeminë”, tha Zemaj duke mos përmendur nëse do të këtë masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Zemaj ka shtuar se për temat e tjera do të flitet pasdite.

“Të tjera janë obligim i të gjithëve.  Për temat tjera ju kisha lutë që edhe pasdite do të kemi komunikim të rezultateve dhe mund t’i ndajmë”, ka thënë  tutje Zemaj. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/lajminet/videos/648980035766297