Rritja e pagave nga Kryeministri është e kundërligjshme

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se rritja është bërë në mënyrë jo të drejtë sepse dikush ka përfituar më shumë e ata me rroga më të vogla më pak.

Lajme

13/03/2014 10:36

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pjesë e Nismës për Kosovën, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave është i paligjshëm sepse parasheh ndërrime në ligjin e buxhetit pa konsultim me Kuvendin.

Duke folur pas kryeministrit Thaçi në seancën e Kuvendit ai tha se rritja është bërë në mënyrë jo të drejtë sepse dikush ka përfituar më shumë e ata me rroga më të vogla më pak.

“Pagat janë rritur në mënyrë të paarsyeshme. Është thelluar diferenca në mes atyre që janë me kushte të këqija dhe atyre që kanë paga të majme”.

“Vendimi i Qeverisë është i paligjshëm, pasi ai vendim ka të bëjë me ndryshimin e një shume të caktuar të buxhetit të Kosovës dhe vendimin përfundimtar për rritjen e pagave duhet të merremi ne në Kuvendin e Republikën e Kosovës”.

“Pagat janë rritur në mënyrë krejt të paarsyeshme, pse: është thelluar diferencimi në mes atyre që kanë kushte tepër të vështira dhe atyre që kanë rroga të majme, kjo ngritje është dashur të bëhet në mënyrë lineare për të gjitha kategoritë, një shumë”.