Rritja e numrit të refugjatëve, sfidë edhe për shkollat e Zvicrës

Rritja e numrit të azilkërkuesve gjatë muajit të kaluar (për të cilin sot lanë raportuar mediet zvicerane) ka vënë në vështirësi edhe shkollat dhe personelin arsimor. Për një problem sfidues bën fjalë edhe qëndrimi i Lidhjes së Mësuesve të Bernës, i publikuar sot në „Berner Zeitung“.

Bota

03/10/2015 18:15

Ky asociacion kërkon më shumë mbështetje nga shteti për integrimin në sistemin arsimor të këtyre banorëve të rinj të Zvicrës. Si masë të parë që duhet ndërmarrë, ajo e përmend ofrimin sam ë të gjerë të mundësive për mësimin e gjermansihtes për fëmijët e refugjatëve. Për t`u arritur kjo, nevojiten resurse dhe struktura përkatëse.

Edhe Federata e Mësuesve në nivel të Zvicrës e mbështet këtë qëndrim të lidhjes nga Berna. Kryetari i federatës, Zemp thotë se janë në përgatitje e sipër të një qëndrimi të tillë edhe në nivel vendi.(Albinfo).