Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Rritet sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

18:47 | 30 Qershor 2020

Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e lehtë e viktimave nga koornavirusi në Itali.

Sipas statistikave të fundit, 23 persona kanë humbur jetën dhe 142 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në Gadishull, transmeton lajmi.net.

Italia është një ndër vendet që ka pësuar më shumë humbje jetë njerëzish nga koronavirusi. Në total, vendi ka shënuar 33,767 viktima.

Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 190.284 pacientë. /Lajmi.net/