Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Numri i të vdekurve nga një shpërthim vetëvrasës me bombë pranë një baze ushtarake amerikane në Afganistan është rritur në 33, bëjnë të ditur zyrtarët afganë.

Bota

13/07/2015 16:17

Sulmi ndodhi në një rrugë ushtarake, pranë Kampit Chapman në provincën lindore të Khost.

Mobariz Zadran, zëdhënësi i kryetarit provincial, tha se të gjitha viktimat janë civilë.

Pikë kontrolli drejtohej nga anëtarët e një njësie afgane që bëjnë roje për kampin e forcave amerikane atje.

Kampi Chapman kohë më parë përdorej nga CIA për të ndihmuar në sulmet kundër militantëve.

Baza tashmë përdoret nga trupa të huaj dhe afgane./rel