Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Itali

Italia ka raportuar 1,853 raste me koronavirus në 24-orëshin e fundit, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Bota

30/09/2020 18:06

Gadishulli ka pasur edhe 19 vdekje të tjera lidhur me koronavirusin përgjatë ditës së mërkurë, bënë me dije i njëjti burim, shkruan la Republicca, transmeton lajmi.net.

Shifra e përgjithshme e të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 314,861.

Në total, 3047 pacientë janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Italisë për koronavirus. /Lajmi.net/