Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, shtohen edhe infektimet

Italia ka raportuar 117 vdekje nga koronavirusi përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë me dije Agjencia e Mbrojtjes Civile italiane të mërkurën.

Bota

27/05/2020 18:36

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 33.072, ka bërë me dije i njëjti burim. Shifrat kanë arritur treshifrorin pas rënies në dyshifrore për tri ditë rresht. Italia vazhdon të jetë vendi i tretë në botë për kah numri i jetëve të humbura si pasojë e Covid-19, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, vendi përgjatë periudhës së fundit një-ditore ka shënuar edhe 584 raste të reja me virusin pandemik. Numrat akumulativ të të infektuarve në vend kanë arritur në 231,139, sipas Worldometer.

Numri i të infektuarve aktiv me virusin me bazë në Wuhan në të gjithë Italinë ka shkuar në 52.942 persona. Në kujdes intenziv janë 521 persona. /Lajmi.net/