Rritet interesimi për të votuar në Drenas
Ka mbetur vetëm edhe një orë deri te përfundimi i votimit në Drenas, ndërsa shumë qytetarë ia kanë mësyrë vendvotimeve, raporton lajmi.net.
Lajme
Në fshatin Zabel të Drenasit është bërë rend i gjatë për të votuar, ndërsa vendvotimet mbyllen në ora 19:00.
Ndryshe Drenasi ka shkuar në zgjedhje për shkak që gjykata ka dënuar ish-kryetarin Nexhat Demakun për krime lufte.
Në garë janë të gjitha partitë e mëdha politike, me përjashtim Vetëvendosje./Lajmi.net