Rritet dëbimi i të huajve që shkelin ligjin në Zvicër 

Në vitin 2018, gjykatat zvicerane kanë lëshuar urdhër për dëbim të 71 përqind të të gjithë të dënuarve me dëbim të detyrueshëm.

Bota

24/06/2019 19:23

Sipas të dhënave që ka lëshuar të hënën Lidhja Federale e Statistikave në Zvicër, numri i të huajve, krimet e të cilëve janë dënuar me dëbim nga vendi, kap shifrën 1,702 raste.

Kjo shifër është më e lartë se në vitin 2017, pasi që në vitin 2017 ka qenë 69 për qind, shkruajnë mediat zvicerane.

Në listën e krimeve për dëbim, kryesisht kryerësit janë të gjinisë mashkullore dhe nga kjo listë më të rrezikuar janë ata që kanë dënime më të gjata për në burg, kurse më pak të rrezikuar mbeten ata që kanë vetëm nga një urdhër për dëbim, përcjell albinfo.ch.

Në listën e personave për t’u dëbuar nuk hyjnë të dënuarit për vjedhje dhe mashtrim, pasi që sipas Zyrës së statistikave, nuk janë të paraqitura në detaje të mjaftueshme në dosjet penale.

Ky ndryshim erdhi pasi që në vitin 2018, Zyra e statistikave ishte kritikuar për raportimin e numrave të personave që do të dëboheshin, duke përfshirë të gjitha kategoritë e dënimeve për mashtrim.

Rikujtojmë se ligji hyri në fuqi në vitin 2017 dhe mbulon dëbimin e të huajve që jetojnë në Zvicër, të cilët janë përfshirë në një sërë krimesh, siç janë vrasja, lëndime të rënda trupore, sulme seksuale, krim të rëndë kundër pronës.