​Rriten sërish rastet me COVID-19 në Shqipëri

Lajme

22/06/2022 18:30

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 277 raste të reja me koronavirus nga 957 testime apo dukshëm më shumë se dje kur ishin 219 raste.

Më së shumti raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Tiranë – 175, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, 61 janë shëruar dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277.940 raste, prej tyre 273.398 janë shëruar, 1.045 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3,497 pacientë.