“Rriqnat” nga Malisheva tifozeria më e re në Kosovë

Futbollit të Kosovës i është shtuar edhe një tifo grup i ri, i cili vije nga Malisheva.

Sport

24/05/2019 17:43

“Rriqnat” nga Malisheva do ta përkrahin secilin klub që vije nga ky qytet, e në veçanti Klubin e Futbollit Malisheva.

Kjo skuadër do të promovohet tashmë në Ligën e parë, pasi ka përfunduar me sukses garën në Ligën e Dytë.

Në mesazhin e kësaj tifozerie thuhet se ky grup nuk është politik dhe ata që e ndjejnë vetën tifoz të Malishevës, mund t’i bashkohen këtij grupimi në përkrahje të Malishevës.