Rrihen për parking veturash në Prishtinë

Të mërkurën në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë Policia e Kosovës arrestoi katër persona, meqë pas një zënke që kishin pasur lidhur me një parking veturash, janë rrahur fizikisht në mes veti.

Lajme

05/04/2018 10:01

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit u dërguan në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.