Rrihen për kanalizim

Policia njofton për një rrahje të ndodhur në Gadime të Lipjanit, ku pas një mosmarrëveshjeje rreth një kanalizimi, ka ardhur deri tek përleshja mes disa personave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull.

Lajme

09/12/2013 10:47

Mosmarrëveshjet për kanalizim kanë eskaluar në rrahje, nga e cila janë lënduar disa persona në fshatin Gadime të Lipjanit, njofton Policia.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kanalizimi, ka ardhur deri tek përleshja mes disa personave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull”.

“Të lënduarit janë dërguar fillimisht në emergjencë në Lipjan e më pas janë dërguar në QKUK dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore dy viktimat femra janë liruar, ndërsa viktima mashkull është ndaluar për tretman në repartin e ortopedisë”.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 2 fishekë të kalibrit 12mm. Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj. Të gjithë të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit”.