“Rrëzohet vendimi skandaloz i gjykatëses familjare”, rifillojnë punimet në “Rrugën A”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë. Pas bllokimit të punimeve, sipas një vendimi të Gjykatës Komerciale, punimet në këtë rrugë kanë rifilluar, ka thënë kryetari i LDK-së. Ai ka vlerësuar se bllokimi i punimeve ishte kryer përmes një urdhri politik, shkruan…

Lajme

21/11/2023 12:19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

Pas bllokimit të punimeve, sipas një vendimi të Gjykatës Komerciale, punimet në këtë rrugë kanë rifilluar, ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai ka vlerësuar se bllokimi i punimeve ishte kryer përmes një urdhri politik, shkruan Lajmi.net.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, tha Abdixhiku.

“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.
Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, tha ai.