Rrëzohet serish ish-presidenti Carter

Ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter është transferuar në spital pas një rënie në shtëpinë e tij në Gjeorgji, njoftoi sot Qendra Carter.

Bota

22/10/2019 16:31

Ai ka pësuar një “frakturë të lehtë të legenit”, është në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të kthehet në shtëpi, tha qendra.

Carter gjithashtu u rrëzua në shtëpinë e tij në fillim të tetorit. Atëherë iu ofrua kujdes mjekësor dhe një vetull iu qep në spital, por ai menjëherë u la i lirë në shtëpi.

Ish-presidenti, i cili kohët e fundit mbushi 95-vjeç, kishte kancer disa vjet më parë dhe para disa muajve theu ijën e tij, por pavarësisht moshës së shtyrë, ai duket mirë dhe është ende aktiv vë jetën shoqërore, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, Carter ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, nga 1977 deri në 1981, dhe më 2002 mori Çmimin Nobel për Paqen.