Rrëzohet një hidroplan në liqenin e Shkodrës

Një aeroplan për shuarjen e zjarreve ka rënë në liqenin e Shkodrës, në pjesën malazeze.

Lajme

21/07/2015 15:58

Në ekuipazh ka qenë piloti, Branislav Stojanoviq, i cili, sipas vijesti.me, nuk ka pësuar lëndime serioze dhe se i njëjti është dërguar në spital, transmeton lajmi.net.

“Në liqenin e Shkodrës, rreth orë 11 në aeroplan për shuarje të zjarrit, pronë e policisë malazeze, ka pësuar një aksident gjatë aterimit në liqen. Ky hidroplan, duke tentuar të futet në liqen për t’u pajisur me ujë për shuarje të zjarreve në malet përreth Podgoricës, nuk ka arritur të aterojë siç duhet, dhe është përplasur për ujë. Piloti me inicialet B.S. nuk ka pasur lëndime serioze, ndërsa lidhur së shpejti do të fillojnë analizat për rrëzimin e aeroplanit”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Malit të Zi, transmeton lajmi.net.