Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, 11 të vdekur

Sipas raporteve të medieve lokale, ky aeroplan po transportonte parashutistë, ndërsa aksidenti ndodhi mbrëmë pak kohë pas ngritjes së tij në ajër.

Bota

06/07/2014 12:06

Në aeroplanin e vogël dymotorësh ishin 12 vetë, ndërsa raportohet se vetëm një person ka shpëtuar me plagë.

Si transmeton REL, aeroplani u aksidentuar afër fshatit Topolov, në jug të Polonisë.

Zyrtarët thanë se kjo ishte përplasja më tragjike e një aeroplani të udhëtarëve në Poloni për shumë vite.

Hetimet e para thonë se arsye e aksidentit mund të ketë qenë mbingarkesa e këtij aeroplani të vogël.