Rrëzohet helikopteri i policisë maqedonase, 4 të vdekur (Video)

Një helikopter i policisë së Maqedonisë është rrëzuar mbrëmë në afërsi të një zone industriale në Strumicë, në juglindje të Maqedonisë afër kufirit me Bullgarinë. 

Lajme

11/07/2014 17:24

Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se në këtë aksident kanë humbur jetën katër persona, të cilët ishin pjesë e ekuipazhit të helikopterit që po transportonte pjesëtarë të policisë kufitare.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 mbrëmjen e së enjtes, në periferi të qytetit në zonën industriale të Strumicës.

Dëshmitarët kanë theksuar se helikopteri është përplasur me një antenë të radios maqedonase, që ishte me një lartësi prej 140 metrash.

Agjencia INA njofton se helikopteri ka përfunduar i copëtuar në disa pjesë në zonën përreth.