Rrëzohet gjatë fotosesionit, Ermali poston videon e sikletshme të Kejvinës

Ermal Mamaqi ka befasuar me videon që e postoi në Instagram.

ShowBiz

20/06/2019 20:45

Ermal Mamaqi ka bërë të ditur që Kejvina Kthella këtë javë kthehet në “Xing”, por nuk e sqaroi nëse vjen vetëm si mysafire apo si velinë, shkruan lajmi.net.

Moderatori publikoi një video, në të cilën modelja shfaqet provokuese duke bërë fotosesion në ballkon, ndërsa në një moment rrëzohet.

“Këtë të shtunë kthehet @kejvina_kthella në Xing??”, ka shkruar Mamaqi.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme dhe momentin kur Kejvina rrëzohet. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/By8AJEWikdW/