Rrëzohet avioni në Bullgari, 2 të vdekur

23:46 | 20 Prill 2019

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Orizare në juglindje të Bullgarisë.

Kryetari i Komunës së Orizare-s, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë, tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona.

Sipas vlerësimeve të para avioni është rrëzuar për shkak të problemit në krahun e avionit.

Ndërkohë ka nisur hetimi në lidhje me aksidentin.