Rrëzohen Aeroplani me 157 pasagjerë

Një aeroplan i kompanisë së fluturimeve “Ethiopian Airlines” është rrëzuar gjatë fluturimit nga Adis Ababa në Nairobi të Kenias.

Bota

10/03/2019 10:04

Në aeroplan besohet të kenë qenë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit në bord, thotë kompania ajrore.

Një zëdhënës i tha BBC-së, se aksidenti ndodhi në orën 08:44 të dielën, menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti etiopian, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë në proces.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka reaguar përmes një postimi ne Twittet.

Ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre. /Lajmi.net/