Rreziku të jesh police në Afganistan
Në Afganistan duhet të këtë më shumë femra police që të mbrojnë femrat nga dhuna, diskriminimi dhe represioni.

Bota
Një drejtuese e policisë në jugun e trazuar të Afganistanit vdiq të hënën nga plagët e marra, një ditë pasi ndaj saj ishte shtënë me armë zjarri, incident që pasoi vrasjen e paraardhëses së saj.
Të dyja gratë ishin sulmuar me armë zjarri në rrugët e Lashkar Gar, në kryeqytetin e provincës Helmand, nga vrasësit akoma të panjohur, dhe këto vrasje theksuan kërcënimin e rëndë ndaj grave që marrin role publike në Afganistan.
“Mund të konfirmoj se Nigar ndërroi jetë në repartin e emergjencës të spitalit këtë mëngjes”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Provincës, Omar Zaëak për agjencinë AFP. “Ajo vdiq nga plagët e rënda që kishte në qafë”.
Nigar, që si shumë afganë përdorin vetëm një emër, pritej që të mbijetonte pasi ajo u qëllua të dielën në mëngjes nga persona të armatosur që arritën të iknin me një motoçikletë.
Ajo ishte duke ecur afër statcionit policor në Lashkar Gah, kur u qëllua nga sulmuesit.
Nigar (38), kishte punuar për 7 vjet në departamentin e krimeve në Helmand, një vatër e kryengritjeve islamike që shpërtheu kundër Qeverisë së Kabulit, e mbështetur nga SHBA-ja, pas rënies së talebanëve në vitin 2001.
Ajo ishte nënë e një djali dhe një vajze, dhe jetonte në pranë aeroportit të Lashkar Gah, pasi ishte ngritur në detyrë si hetuese. Përpara se të punonte në Helmand, ajo kishte punuar në kryeqytet, në Kabul.
Oficeria e lartë e policisë në Helmand, e fundit grua në polici, Leitnand Bibi Islam, ishte parë si një simbol se si mundësitë e gruas në Afanistan janë përmirësuar pas rrëzimit të regjimit represiv të talibanëve.
Por para vrasjes së saj në korrik, Islam kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime me jetë nga njerëzit që nuk ishin dakord me karrierën e saj- duke përfshirë kërcënime edhe nga vëllau i saj.
Pas vdekjes së Islam, Nigar u kishte thënë mediave lokale se ajo nuk ishte e frikësuar që të ishte një grua police në Helmandin ultra-konservator, dhe se ajo ishte e vendosur që të vazhdonte të bënte punën që ajo e donte.
Ajo gjithashtu kishte thënë se kishte marrë kërcënime me vdekje, por se në Afganistan duhen më shumë femra police që të mbrojnë gratë që vuajnë nga represioni seksual, dhuna dhe diskriminimi në këtë vend.