Rrezikon të bëhet deputet, Shala: S’kam vrapu pas këtij posti, s’ka rëndësi a bëhem apo jo

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Haxhi Shala ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku partia e tij u radhit në vendin e katërt.

Lajme

25/02/2021 08:13

Shala rrezikon të mos bëhet deputet, mirëpo këtë gjë ai nuk e sheh si diçka të rëndësishme, pasi që ai thotë se mund të largohet nga ky post, nëse veç arrin të bëhet deputet.

“Nuk kom vrapu pas këtij posti, nuk është me rëndësi a bëhem apo jo”.

Megjithatë, ai shton se këtë vendim duhet ta merr në konsultim më të tjerët.

I pyetur nëse i ra pishman që e la Nismën, pas këtij rezultati Shala u shpreh: “Kurrë në jetën time nuk i bi pishman për asgjë”.

Ai shtoi se ndjen keqardhje për Fatmir Limajn, ndërsa të njëjtën gjë nuk e ndjen për ekipën e tij.

“Për Fatmirin ndjej keqardhje, për ekipën e tij, qysh e kanë lyp e kanë gjet”, u shpreh Shala në Klan Kosova.