Rrezikimi i suksesshëm
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho deklaroi se u desh të rrezikonte në mënyrë që skuadra e tij të sigurojë fitoren 3-1 në Norwich. Pas barazimit 1-1, 50-vjeçari inkuadroi në lojë treshen Samuel Eto’o, Eden Hazard dhe Willian në përpjekje të rikthejë avantazhin. Hazard dhe Willian të dy shënuan gola në pesë minutat e fundit duke…

Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho deklaroi se u desh të rrezikonte në mënyrë që skuadra e tij të sigurojë fitoren 3-1 në Norwich.
Pas barazimit 1-1, 50-vjeçari inkuadroi në lojë treshen Samuel Eto’o, Eden Hazard dhe Willian në përpjekje të rikthejë avantazhin. Hazard dhe Willian të dy shënuan gola në pesë minutat e fundit duke ia siguruar fitoren Chelseas.
“Ideja ime ishte të vij këtu dhe të shënoj golin e parë dhe të dytin në mënyrë që të përfundojmë epilogun e fituesit sa më parë që është e mundur”, deklaroi Mourinho për Sky Sports.
“Te rezultati 1-0, ata nuk rrezikonin, ata prisnin rastin e tyre për të shënuar. Ata shënuan dhe unë nuk erdha këtu për një pikë, erdha për të fituar dhe u desh të rrezikoja pak sa. E bëra, por përgjegjësia i takon futbollistëve pasi ata janë në fushë”, u shpreh Special One.