‘Rreth tij më merret fryma’, deklarata e fortë e Beatrixit për Donaldin

Spektakli i sotëm ka nisur duke diskutuar për raportin mes Donaldit dhe Beatrixit.

ShowBiz

30/11/2021 22:41

Publiku ka parë një klip ku dyshja kanë folur për njëri tjetrin në dhomën e rrëfimit, shkruan lajmi.net.

Donaldi tha se ai nuk dëshiron ta ndrydhë më veten aty brenda, dhe se dalja e Semit e ka ndihmuar shumë.

Në anën tjetër, Beatrixi u shpreh se Donaldi e ka timonin në dorë.

“Ai e ka timonin në dorë. Po më tha ai hidhu unë do hidhem. Më merret fryma rreth tij”, u shpreh Trixa.

Dyshja javën e fundit kanë qëndruar shumë afër njëri tjetrit./Lajmi.net/