Rreth 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kokaina po shënon rritje të frikshme

Kosova me një popullsi rreth 2 milionë banorëve ka pothuajse 35 mijë përdorues të substancave narkotike.

Lajme

27/07/2019 20:27

Rreth 5 mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm.

Droga që ka shënuar rritje në përdorim vitet e fundit është marihuana, sipas të dhënave më të reja, po përdoret nga mosha 13 deri në 21 vjeçare. Ndërsa pason kokaina, e cila po shënon rritje të shpejt dhe më së shumti po preferohet nga moshat 19 deri 39 vjeç.

Kurse, karakteristik tjetër është edhe përdorimi i këtyre dy drogave tek femrat që ka shënuar rritje në krahasim me drogat tjera.

Këto të dhënë janë bërë të ditura nga drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili në një intervistë për lajmi.net ka thënë se droga më e rrezikshme që shkakton varshmëri të fuqishme dhe të shpejtë është heroina.

Video:

Derisa ka shtuar së më rënien e përdorimit të heroinës ka rënë edhe numri i rasteve me vdekje në Kosovë.

Blakaj po ashtu ka thënë  se numri i personave të vdekur nga përdorimi i drogave, ka lëvizur nga viti në vit, kurse shqetësues mbetet viti 2011 ku janë regjistruar 17 raste të vdekjeve.

“Ne bazohemi të ata persona që janë të regjistruar në qendrën tonë “Labyrinth” dhe këtë e përcjellim 17 vite. Pra numri i vdekjeve që është shënuar më së shumti në kuadër të atyre që janë shënuar në databazën tonë ka qenë viti 2011, ku kanë qenë 17 persona të vdekur. Ndërsa më tutje ka filluar të bie gradualisht, viti i kaluar ka shënuar pak një rritje ku kanë qenë shtatë, ndërsa këtë vit deri me tani janë dy raste. Pra flitet vetëm për ata që janë të regjistruar. Ne dimë edhe raste të tjera që nuk janë të shënuar. Për momentin nuk është  e madhe është më e ulta në regjion”, ka thënë Bakaj.

Sipas Blakajt, vitet në vijim do të jenë edhe më të vështirë, kjo për faktin se do të fillojë përdorimi i drogave më të rrezikshme.