Rreth 100 të vdekur nga fundosja e anijes në Itali
Një anije me emigrantë afrikanë është fundour në jugun e Italisë, në Ishullin Lampedusa.
Bota
Të paktën 92 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anije me emigrantë afrikanë në jugun e Italisë, në Ishullin Lampedusa.
Zyrtarët thanë se 140 persona kanë shpëtuar derisa qindra të tjerë janë të zhdukur, pasi në anije besohet se ishin rreth 500 persona.
Shumë pasagjerë raportohet se kanë rënë në det në kohën kur anija po përballej me vështirësi dhe sipas zyrtarëve italianë qindra njerëz aktualisht janë në ujë.
Në fillim të javës, gjithashtu 13 emigrantë ishin mbytur në përpjekje për të kaluar në Sicili.
Anija ishte nisur nga Libia dhe shumë prej pasagjerëve në anije ishin emigrantë nga Eritrea, sipas UNHCR’së.