​Rreth 100 mijë qytetarë më pak në tregun e punës

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 ishin popullsi në moshë pune në vitin 2024 ose rreth 100 mijë qytetarë më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa kanë qenë 1 milion e 171 mijë e 763. Që do të thotë se ky…

Lajme

02/11/2025 15:49

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 ishin popullsi në moshë pune në vitin 2024 ose rreth 100 mijë qytetarë më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa kanë qenë 1 milion e 171 mijë e 763. Që do të thotë se ky numër kaq i madh prej 97 mijë e 59 qytetarëve nuk janë futur në tregun e punës krahas raportit të fundit për shkak të rënies së popullatës. Rezultatet e dobëta të tregut të punës konsiderohet se kontribuojnë edhe në nivele të vazhdueshme të larta të emigrimit.

Ndonëse për vitin 2024 mbi 600 mijë qytetarë në moshë pune ose rreth 60 për qind janë joaktiv, që ende vazhdon të mbetet shkalla e lartë e atyre që nuk punojnë as nuk kërkojnë punë.

Për këta qytetarë pasiv, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar 610 mijë e 137 qytetarë të vendit ose 56.8 për qind e atyre që janë në moshë pune (15-64 vjeç) e që janë jashtë tregut të punës dhe jasht evidencave të papunësisë për vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023 janë 97 mijë e 59 qytetarë më pak në moshë pune më 2024.

“Shkalla e jo-aktivitetit ende vazhdon të mbetet mjaft e lartë 56,8 për qind, mirëpo vërehet një rënie e përqindjes prej 2,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar me 74,1%, krahasuar me meshkujt (39,4%)”, thuhet në raportin e titullaur Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2024 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

dsfdsf

https://askapi.rks-gov.net/Custom/d8b6019c-eccf-419f-a5b0-9fb7df247ce3.pdf

2024

Template for SOK publications in Albanian

Krahas kësaj gjendje shqetësues, Banka Botërore kishte vlerësuar në një raport me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes” se Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon.

Sipas Bankës Botërore, vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar.

Sfidë tjetër po ashtu sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 81 mijë e 235 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë, gjatë vitit 2024.

Ndërkaq, sipas raporteve të ASK-së numri i të punësuarve për vitin 2024 ishte 414 mijë e 495 qytetarë, derisa në vitin 2023 kanë qenë 425 mijë e 499 banorë ose mbi 10 mijë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Popullsia e përgjithshme sipas regjistrimit të popullsisë për vitin 2024 ishte 1 milion e 602 mijë e e 515 banorë, sipas raportit Anketa e Fuqisë punëtore e e publikuar nga ASK-ja.

Popullsia e përgjithshme e vlerësuar për vitin 2023 ishte 1 milion e 762 mijë e 220 banorë për vitin 2023. Prej tyre 1 milion e 171 mijë e 763 për qind ishin banorë në moshë pune, ku nga ta sipas ASK-së ishin 694 mijë e 413 persona ose 59.3 për qind joaktiv ose 97 mijë e 59 qytetarë pasiv më shumë se në vitin 2024.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është dhe funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.