Rreth 1 mijë e 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus në vend, kështu duke e çuar në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, vetëm në komunën e Prishtinës janë regjistruar 102 raste, shifra këto që e kanë dërguar në 900 raste në total në kryeqytet.
Lexo edhe:
Po ashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 persona dhe aktualisht numri i të shëruarve është 1 mijë e 946, përderisa numri i të vdekurve ka arritur në 79.
Lexo edhe:
Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 79 numri i përgjithshëm
Duke u bazuar në këto të dhëna, aktualisht në tërë Kosovën janë 1 mijë e 678 raste aktive me koronavirus. /Lajmi.net/