Rrëshqet orteku i madh i borës, mbyt tre skiatorë

Tre skiatorë kanë humbur jetën dhe dy janë plagosur nga një ortek në Austrinë qendrore.

Bota

05/12/2021 12:48

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një ortek afërsisht 200 metra i gjerë në zonën Tweng, në provincën Salzburg, shkruan Metro.co.uk.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy nga të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit; njëri ishte tashmë i vdekur dhe tjetri vdiq më vonë në një spital në Klagenfurt.

Tre nga skiatorët u bllokuan nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht, tha policia rajonale në një deklaratë.