Rrëqethëse: Plaku i sëmurë me kancer jeton në veturë me tre qenë (Foto)

Ndoshta mund të ju duket e pabesueshme, por kjo ndodh në një vend shumë të zhvilluar si Britania e Madhe, përkatësisht Skotlanda. Një viktimë e pashtëpi, që veç tjerash është i diagnostikuar me kancer, është i detyruar që të jetoj në veturë së bashku me tre qenët e tij.

Bota

24/08/2015 11:07

Ian Russell, pensionist 67 vjeçar është duke fjetur në veturën e tij të tipit Ford Mondeo që nga muaji Mars i këtij viti.

Mjekët të cilët e trajtojnë atë për diabet, artrit dhe angjinë, e kanë bërë veturën e tij si shtëpi vizite. Ata e kontrollojnë atë tek makina, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Infermierja e viziton atë çdo ditë në veturën e tij për t’i dhënë shërbimet e nevojshme.

“Veturës i vjen era dhe unë çdo ditë më duhet të pastroj plagët e mia ta lëkurës. Askush nuk ka dëshirë të përfundoj kështu si unë i pashtëpi dhe i dëshpëruar, por kështu ndodh”, thotë Russell.

Russell që dikur ka qenë pronar i një biznesi, kishte lëvizur për në Neotos të Skotlandës për të qenë më afër motrës së tij, Patrica Chown.

Por, Patrica, e cila po ashtu për shkak të sëmundjes është e mbyllur në shtëpi, nuk mund t’i bëjë vend vëllait të saj, për shkak se duke bërë ashtu do t’i thyente rregullat e qiramarrjes.

“Mua më kanë vendosur në listën pritëse për të më dhënë strehë, por jam i renditur në kategorinë D, ngaqë nuk mund të dokumentoja se jam pa strehë”, ka thënë Russell. (lajmi.net)

homeless2 - Copy homeless4 - Copy homeless5 - Copy homeless1 - Copy