Rrënohet objekti i vjetër përballë muzeut në Prishtinë 

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë muzeut.

Lajme

13/11/2019 16:38

Rrënimi i këtij objekti ka ndodhur për shkak të shmangies të rrezikut, përcjell lajmi.net.

Komuna tha se janë në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Intervenim emergjent, për shmangie të rrezikut

Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë muzeut.

Jemi në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme. /Lajmi.net/