Rrëmujë dhe zhurmë në shtëpinë e Arbanës (Foto)

Arbana, sapo është kthyer nga Gjermania, pas xhirimeve për seritë e reja të programit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa Xhemi, gjatë këtyre ditëve që mikesha e saj nuk ka qenë, është kujdesur edhe për Jonin e vogël, që tani është rritur dhe luan i qetë me Martinin dhe Gabrielin, dy djemtë e moderatores së “Portokallisë”.

ShowBiz

21/12/2016 22:34

Sot, kur Arbana është në shtëpi, ja cila është pamja e mirëpritjes. Salloni i mbushur plot me lodra. Martini, si më i madhi nga të tre, ka filluar garat me tren, Gabrieli duket më indiferent, ndërsa Joni, si më i vogli, është më afër së ëmës, si për të marrë miratimin e saj për gjërat që bën.

“Gëzuar festat” – uron Arbana nga kjo “rrëmujë” e vërtetë feste në familjen e tyre të ngushtë. Me dhjetëra pëlqime e komente e kanë shoqëruar foton e tyre në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BOSqY7Ngigp/?taken-by=arbanao