Rregulloni produktet e dëmtuara të grimit vetëm me alkool

Vajzat dhe gratë shpeshherë ballafaqohen me probleme të produkteve të grimit.

Fun

24/04/2019 13:16

Kjo, ngase disa prej tyre dëmtohen lehtë dhe është vështirë të rregullohen.

Një ndër produktet që dëmtohet lehtë janë ato që shërbejnë për hije të syrit, këto produkte shumë lehtë dëmtohen, por ka një mënyrë që munden të rregullohen.

Krejt çka ju duhet juve është alkool dhe një lugë, ju duhet të vendosni alkool tek ky produkt dhe duhet të pritni deri sa të thahet pak kështu nga kjo, duhet të merrni lugën dhe filloni t’i krijoni formën.

Me këtë metodë ju do të kurseni para dhe do të keni produktin që e keni dashur. /Periskopi/