Rregullohen demolimet e protestesve

Studentët rregulluan sot mbishkrimin në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe mbishkrimin te Rektorati i këtij universiteti të cilat ishin shkarravitur gjatë ditëve të protestave.

Lajme

12/02/2014 12:24

Një grup studentëve kanë dalë sot t’i vënë gjërat në vend, në mjediset e Universitetit të Prishtinës \”Hasan Prishtina\”, pasi panë që protesta e javës së kaluar nga kolegët e tyre ka lënë prapa disa demolime të pronës universitare .

Së pari ata kanë rregulluar mbishkrimin në oborrin e Fakultetit të Filologjisë dhe pastaj edhe në Rektorat.

Enis Krasniqi nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik tha se politika duhet t’i mbajë duart larg Universitetit të Prishtinës.

“Dolëm sot këtu që ta ndërmarrim këtë akt, i cili mendojmë që është pozitiv ky aktivitet, që t`i rregullojmë disa demolime që kanë ndodhur nëpër kampusin e Universitetit të Prishtinës”.

 \"3\"

Foto: Petrit Rrahmani, Lajmi.net

 

“Duke pasur parasysh vakuumin institucional që është duke tani për tani në Rektoratin e UP`së, ne menduam që me përkushtimin tonë maksimal  që kemi si përfaqësues të studentëve të ndihmojmë rregullimin e Universitetit të Prishtinës”.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit, Senatit dhe të gjitha organeve që janë përgjegjëse që të fillojnë sa më parë procesin e zgjedhjes së UD. Së rektorit apo edhe Rektorit në përgjithësi për arsye se çdo vonesë e pësojmë ne.

“U bëjmë thirrje edhe kolegëve tanë studentë që të mos bien pre e manipulimeve të ndryshme qoftë grupore apo politike”.

“Kërkojmë nga partitë politike që t`i mbajnë larg duart nga Universiteti i Prishtinës”.

\"1\"

 

Krasniqi është shprehur se Universitetit i duhet revolucion në shkencë, e jo revolucion politik.

“Ne studentët e UP`së jemi për revolucion në Universitet, mirëpo revolucion në dije revolucion në shkencë jo për revolucione politike. Revolucionet politike kanë përfunduar në vitin 1999”.

“Kush do të bëjë revolucione politike janë organet tjera të shtetit ku mund të shkojnë të drejtohen”.

“Ne jemi  për çdo gjë që është në të mirën e Universitetin, çdo gjë që e dëmton Universitetin ne nuk jemi përkrahës të saj”.

Por studenti Krasniqi nuk ka dashur të komentojë në pyetjen nëse Rektori i dorëhequr, Ibrahim Gashi, e ka dëmtuar UP’në.

“Ne nuk jemi kompetentë, kompetente janë gjykatat, janë komisionet të cilat po i verifikojnë punimet e tyre shkencore dhe nëse del që Rektori ka bërë ndonjë shkelej atëherë le të merren organet tjera ne nuk jemi  ata të cilët japin një vendim”, tha Enis Krasniqi.

\"2\"