Rregullat e reja anti COVID-19: Anglia shpall të paligjshëm seksin në shtëpi me një person që nuk jeton aty

Seksi në shtëpinë tuaj me një person nga një familje tjetër do të jetë i paligjshëm në Britani, për shkak të rregullave të reja të koronavirusit.

Fun

01/06/2020 14:30

Sipas “The Sun”, qeveria është e vendosur të hartojë udhëzime të reja mbyllëse, të cilat përfshijnë klauzolën që ndalon plotësisht dy persona nga familje të veçanta që mblidhen në një vend privat.

Rregullat e reja të bllokimit do të futen në ndryshimin e fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit, Rregullorja 2020 e cila do të paraqitet në parlament në orën 11:30.

Në dokument është një rregullore e re që shprehimisht ndalon takimin me këdo që ndodhet jashtë familjes tuaj në shtëpinë tuaj.

Në të thuhet: “Asnjë person nuk mund të marrë pjesë në një tubim që zhvillohet në një vend publik ose privat brenda, dhe përbëhet nga dy ose më shumë persona”.

Rregullorja ndalon që “dy ose më shumë njerëz të jenë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend me qëllim që të angazhohen në çdo formë të bashkëveprimit shoqëror me njëri-tjetrin, ose të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër me njëri-tjetrin”.