Rregull i ri nga FIFA – klubet kanë të drejtë të huazojnë vetëm gjashtë lojtarë

FIFA ka vendosur një rregull të ri sa i përket afatit të transferimeve.

Sport

20/01/2022 13:35

Shtëpia më e madhe e futbollit ka vendosur që nga viti 2024, klubeve do t’iu lejohen vetëm nga gjashtë huazime, kështu raporton “Get French Football News”, transmeton lajmi.net.

Për të realizuar këto gjashtë huazime, klubet gjithashtu janë të detyruar të largojnë gjashtë lojtarë nga ekipi i parë në formë huazimi.

Këto rregulla do hynë në fuqi pas dy viteve, në mënyrë që afati kalimtar të jetë më i drejtë./Lajmi.net